Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, e ka adresuar mospërfshirjen e Ousman Dembelesë në listën e lojtarëve kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
“Nuk do ta nxjerr një sagë nga e gjithë kjo, ka pasur thjesht një problem në lidhje me obligimet e tij kundrejt ekipit”, ka thënë Enrique.
“E dua më të mirën për ekipin, andaj e lashë jashtë. Nuk ka pasur ndonjë grindje mes meje dhe Dembelesë”./Njeshi