7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Enver Hoxhaj dënon sulmin terrorist në Gjermani: Na ka tronditur të gjithëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm” dhe ka shprehur solidaritetin e tij me viktimat dhe familjet e prekura.

“Sulmi i tmerrshëm terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, na ka tronditur të gjithëve. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre në këtë kohë të vështirë. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në botën tonë.”

Reagimi i tij është një thirrje për solidaritet dhe për të qëndruar të bashkuar kundër terrorizmit, duke theksuar se dhuna e tillë është e papranueshme dhe nuk përfaqëson vlerat e botës moderne./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...