4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Era Istrefi dhe Don Xhoni bashkojnë forcat për një bashkëpunim, me pamjet nga klipi tregojnë kur do të lansohet

Një bashkëpunim shumë interesant, duket se është gati të publikohet në pak ditë.

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Era Istrefi, ka bashkuar forcat me reperin Don Xhon për një këngë të përbashkët.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.

“Ne vendosëm ndjenjat e vjeshtës, shihemi të enjten në 23:59”, kanë shkruar Era dhe Don Xhon në mbishkrimin e fotografive.

Si njëri si tjetri kanë qenë shumë aktive gjatë verës me projekte të ndryshme muzikore dhe performanca në klube nate të ndryshme në trevat shqiptare.

Bashkimi i forcave për të bërë këtë bashkëpunim interesant, është pritur mirë nga fansat e të dy palëve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...