Gjatë një bisede në Wake Up të Top Channel, këngëtarja ka treguar jo vetëm paraskenat e klipit të ri, por u kthye dhe pas në kohë duke kujtuar shumë nga këngët e saj.
Ajo e ka komentuar edhe Festivalin e RTSH, ku u vlerësua me çmimin e dytë. Përkundër thashethemeve se ka dashur të shkonte Eurovision, këngëtarja ka thënë ndryshe.
Eranda u shpreh se edhe nëse do të fitonte çmimin e parë, çka do ti hapte rrugë pjesëmarrjes së saj në Eurovision, ajo do t’ia dorëzonte dikujt tjetër mundësinë për të shkuar në Festivalin Europian.
“Nuk kam dashur. Madje kam thënë, unë edhe sikur ta merrja do ta dorëzoja”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se nuk kishte dëshirë të shkonte në atë festival.
“Nuk e shikoj fare Eurovisionin për veten time. Unë dua të bëj një këngë ose kam kënduar këngë që kanë melodi dhe tekste të ndiera”.
“Atje këngët e kam dhe formatizohen si për Eurovision, gjë që nuk më ngroh… Shkurt nuk e kam fare ambicie atë Eurovisionin”, ka qartësuar Eranda Libohova. /Njeshi&TCh/