11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Erdogan në Athinë: Nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidhet mes Turqisë dhe Greqisë

Recep Tayyip Erdogan ka thënë se nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen midis Turqisë dhe Greqisë.

“Ne shpresojmë të zgjidhim problemet tona përmes dialogut konstruktiv, marrëdhënieve të mira fqinjësore në kuadër të ligjit ndërkombëtar”, deklaroi presidenti turk në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Athinë.

Ai shtoi se është në interes të gjithë rajonit që të arrihet një zgjidhje e drejtë, e qëndrueshme dhe e përjetshme për çështjen e Qipros.

“Dëshirojmë të kthejmë Detin Egje në një det të paqes dhe bashkëpunimit. Mund të jemi një shembull për botën me hapat e përbashkët që do të ndërmarrim si Turqi dhe Greqi”, tha lideri turk.

Në lidhje me takimin, Erdogan tha se të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre në lidhje me Detin Egje dhe Lindjen e Mesme./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...