12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Erdogan thotë se opozita është përgjegjëse për protestat

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se partia kryesore opozitare e Turqisë është “përgjegjëse për plagosjen e policëve në sulmet e vandalëve”.

Siç shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv, Erdogan ka bërë thirrje që të ndalojnë protestat.Derisa shton se “opozita nuk duhet të luajë me nervat e popullit”.

“Në vend që t’u përgjigjen akuzave për korrupsion, grabitje, ryshfet dhe zhvatje, ata kanë bërë deklaratat më të ndyra dhe të paligjshme në historinë tonë politike për pesë ditët e fundit”.

“Mos prishni qetësinë e qytetarëve tanë me provokime”.“Unë besoj se nëse [opozitës] i mbetet ndonjë respekt, ata do të turpërohen për të keqen që i kanë bërë vendit.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...