24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Erdogan: Turqia gati të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës. “Ne nuk do të pranojmë trazira në rajon. Ne duam që paqja të mbizotërojë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pjesën tonë”, deklaroi dje Erdogan.

Presidenti turk paralajmëroi se çdo lloj pushtimi ose shpërthimi i luftës përbën një kërcënim të madh për paqen rajonale.

Duke theksuar se Turqia gëzon marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën, presidenti turk tha se në të ardhmen e afërt do të vizitojë Kievin dhe se një udhëtim në Moskë po ashtu mund të realizohet.

Përpjekjet diplomatike për të de-përshkallëzuar tensionet e rritura midis Rusisë dhe Perëndimit po vazhdojnë, me të gjithë vëmendjen e kthyer sërish drejt kufirit Rusi-Ukrainë dhe në territoret e vijës së parë.

Rusia akuzohet se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrainës, një lëvizje që ka shkaktuar shqetësime nga Perëndimi se Moska mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të saj ish-sovjetik. Kremlini ka mohuar akuzat e Perëndimit për një pushtim të afërt, duke theksuar se forcat ruse janë atje për stërvitje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...