10.2 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Erëra të forta në disa rajone, KEDS del me njoftim

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS ka dal me një reagim, sa i përket erërave të forta që kanë filluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe pjesërisht në Gjakovë.

KEDS njofton se ekipet janë mobilizuar në terren.

“Ekipet tona janë mobilizuar që mbrëmë me të filluar erërat në rajonin e Pejës, për të vazhduar sot edhe në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe pjesërisht në Gjakovë” njofton KEDS.

Tutje në njoftim thuhet se falë intervenimit të menjëhershëm disa dalje janë rikthyer në funksion tashmë, ndërsa një numër i caktuar i tyre vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.

“Falë këtij intervenimi të menjëhershëm, disa Dalje janë rikthyer në funksion tashmë, ndërsa një numër i caktuar i tyre vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.
KEDS ka angazhuar ekipe shtesë në këto rajone, në mënyrë që të gjitha Daljet të rikyçen sa më parë që është e mundur, për çka kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët tanë të afektuar”, njofton KEDS./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...