Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ku tha se përveç në këto dy zona, pjesë të tjera situata është më e qetë dhe nuk ka ndonjë prishje elektrike.
Buzhala bëri ditur se situata në qytetin e Pejës, është më emergjente.
“Erërat kanë shkaktuar dëme në rajonin e Prishtinës dhe në atë të Pejës. Në pjesë të tjera situata është e qetë, nuk ka ka ndonjë prishje madhore. Do të thotë gjendja është e mirë. Problematike është shumë gjendja në Pejë, kemi diku rreth tridhjetë shtylla rryme që janë prishur. Ekipet janë të terren, vazhdimisht duke punuar, i kemi dërguar dhe ekipe shtesë prej Gjakovës dhe presim që gjatë ditës të rregullohen”, tha zëdhënësi Buzhala.
Ndër fshatrat që kanë mbetur pa energji elektrike në Prishtinë janë ato të zonës më malore si Koliqi, Magurja, Grashtica, Keqekolla dhe Siqeva. /Njeshi/
]]>