4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme materiale në Deçan,përmbytje rrugësh në Tiranë e qytete të tjera

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë rajonin e Dukagjiit, kanë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit.

Drejtori për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Izet Zenuni konfirmoi për Telegrafin se si pasojë e erërave janë shkaktuar disa dëme materiale.

“Gjendja është stabile për momentin. Ekipet janë në terren ndërsa janë shkaktuar disa dëme materiale”, tha ai.

Ndryshe, erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe Shqipërinë,reshjet e pazakonta që përfshinë kryeqytetin kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë, ndërsa lumi Lana në disa zona ka dalë nga shtrati duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Sakaq nga akset rrugore më të qarkullueshme autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku. Edhe në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, qarkullimi është bllokuar, pasi rrugët janë përmbytur deri në disa centimetra.

Ndërkohë në qytetin e Durrësit, kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.

Kushtet e përkeqësuar atmosferike në gjirin e Vlorës dhe Shëngjin, sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.

Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Ndërkaq në Shëngjin shpejtësia e erës në det hapur është 18m/s, ndërsa dallgëzimi ka arritur deri në 7 ballë.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë ditën e nesërme pas orës 20:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...