6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Erërat, shkaktarë i mugesës së rrymës në rajonet e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës

KEDS ka njoftuar se era e fortë shkaktoi rreth 30 prishje, ndërsa situata është më e rëndë në rajonet e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës.

“Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur, gjë që e bën intervenimin më të vështirë, sidomos në zonat e thella malore. Por, ekipet e KEDS janë të vendosura t’i sanojnë të gjitha prishjet”, thuhet në njoftim.Sipas tyre, ekipet e KEDS-it janë në terren duke bërë maksimumin që prishjet të sanohen sa më shpejtë.

“Konsumatorët luten që nëse e shohin ndonjë avari në rrjet të lajmërojnë menjëherë kompaninë”, mbyllet njoftimi.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...