9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Erling Haaland, Jude Bellingham, Kylian Mbappe – The Guardian zgjedh 100 më të mirët e vitit, në listë edhe Granit Xhaka

The Guardian ka vazhduar me zgjedhjen e 100 më të mirëve në futboll për vitin 2023.

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, kryeson listën, duke u zgjedhur si më i miri.

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham dhe sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, gjenden gjithashtu në tre vendet e para.

Në top 10-të janë edhe emra si Harry Kane, Rodri, Vinicius Junior, Mohamed Salah, Kevin de Bruyne, Victor Osimhen dhe Leo Messi.

Cristiano Ronaldo, i cili luan për Al-Nassr është renditur në vendin e 27-të në këtë listë.

Në listën ku janë 100 më të mirët në botë ka vend edhe për Granit Xhakën që zë vendin e 93-të. Ai këtë vit ka kaluar nga Arsenal te Bayer Leverkusen, ku po luan me shumë sukses./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...