Prishtina do të jetë epiqendra e muzikës operistike më 8 qershor, kur sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho, do të ngjitet në skenë për një koncert të veçantë.
Ky event, i organizuar nga Filharmonia dhe Opera e Kosovës, pritet të sjellë një mbrëmje të paharrueshme për adhuruesit e muzikës klasike.
E vlerësuar për zërin e saj magjepsës dhe interpretimet që prekin zemrat në çdo cep të botës, Jaho do të performojë si soliste, e shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ajo e Operës së Kosovës, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Ky koncert është një mundësi e rrallë për publikun shqiptar të dëgjojë një nga zërat më të fuqishëm të operës botërore, në një skenë që premton emocione të forta dhe një përvojë artistike të jashtëzakonshme. /Njeshi/