16.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Erza Muqolli pjesë e “RLIOF”, koncertit të tenorit Ramë Lahaj

Këngëtarja shqiptare me famë tashmë ndërkombëtare, Erza Muqolli, bëhet e ditur se do të jetë pjesë e Festivalit “RLIOF”.

Lajmin e ka konfirmuar tenori Ramë Lahaj nëpërmjet një postimi të hedhur në Facebook.

I njëjti bën me dije se në edicionin e dytë të koncertit të tij, që organizohet në Prishtinë, do të jetë edhe Erza me talentin e saj të rrallë e unik.

“Miq, Erzën ka vite që e përcjelli e lutem për te, e talentin e saj, pasi që është tepër unik dhe i rrallë. Erza është zëri engjëllorë i Kosovës, andaj jam tejet i lumtur që këtë vit na bashkëngjitet në Galanë finale të RLIOF”, ka shkruar ai.

Edicioni i dytë i “RLIOF” do të zhvillohet nga data 21.07 – 28.07.2022 në Prishtinë në ambientet e Amfiteatrit të Ri të Biblotekës Qëndrore Universitare.

“RLIOF” siç bëhet e ditur këtë vit do të sjellë mega artist nga e gjithë bota dhe yje të shumtë shqiptare.

Deri më tani janë konfirmuar disa këngëtarë si: Franco Vassallo, Erika Grimaldi, Leonardo Caimi, Adhurim Grezda dhe Jean Bernard Thomas. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...