Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, kilometri i tretë drejtimi Lipjan – Prishtinë, bëri të ditur zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Familjarët e Merxhës, kanë njoftuar në rrjete sociale lidhur me rasti, ndërsa nuk I kanë bërë të ditura detajet e varrimit.
Njoftimi i familjarëve:
“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se axha jem i dashur, axha Erzen, sot ka ndërru jetë pas një aksidenti tragjik në trafik.
Allahu të mëshiroftë e t’boftë prej banorëve të xhennetit axhë.
Për ditën e varrimit, do t’ju njoftojmë sot gjatë ditës. Faleminderit për kujdesin, lutjet dhe interesimin e juj.” /Njeshi/