16 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Escobar dhe Hovenier qëndruan edhe tek Muhaxheri, ky i fundit konfirmon takimin, detajet më vonë

‘RADIO 1’ ka marë vesh, se Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar i shoqëruar nga Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, pak para mesditës kanë qëndruar në Pejë.

Dyshja e lartë amerikane, në Pejë janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, që është edhe n/kryetar i LDK-së në nivel qendror.

Për vizitën dhe takimin nuk janë deklaruar zyrtarisht ende as Ambasada amerikane në Kosovë e as Zyra e kryetarit Muhaxheri. Ky i fundit, i pyetur nga ‘RADIO 1’ rreth takimit, vetëm ka konfirmuar të ketë pritur dhe takuar përfaqësuesit e lartë amerikan në Pejë.

“Po, siç po thoni ju, mund t’ju konfirmojë se kam pritur dhe takuar emisarin e lartë amerikan Escobar dhe ambasadorin Hovenier në zyrën time. Detajet mund ti japim pak më vonë.”-tha shkurtazi Muhaxheri për ‘RADIO 1’.

Ndryshe vizita e Emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar sot, në rrafsh të dukagjinit, vie një ditë pasi Qeveria e Republikës së Kosovës urdhëroi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit./RADIO 1/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...