12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Escobar: Kurti se po e trajton SHBA-në si partnere, deklaratat tona publike tregojnë qartë ku po shkojnë raportet tona

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit dhe emisari për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka folur për kritikat e SHBA-së për çështjen e dinarit dhe për  mënyrën se si Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka vendosur të shtyjë përpara Rregulloren e re të BQK-së.

I pyetur nëse ka pasoja praktike për qeverisjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Escobar ka thënë se s’dëshiron që të futet në detaje për të folur rreth pasojave, por thotë se deklaratat e bëra nga zyrtarët e SHBA-së në mënyrë publike flasin mjaftueshëm qartë se ku po shkojnë raportet diplomatike dhe politike në mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ai tutje ka thënë se SHBA-ja është mjaft e shqetësuar meqë Qeveria e Albin Kurtit nuk po i trajton si partnerë dhe se s’po punon me SHBA-në për stabilitet të rajonit duke minuar kështu procesin e dialogut, proces për të cilin SHBA është shumë e përkushtuar.

“Nuk dua të hyj në të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shumë të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun – për të cilin SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara. Mendoj se ambasadori (Jeffrey) Hovenier (ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ) e ka thënë më së miri – kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Sa herë që flasim për Kosovën me partnerët tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, ata shohin se Kosova nuk i përmbush obligimet e saj në dialog nën ombrellën e BE-së, e cila përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na e vështirëson mbrojtjen e argumenteve të Kosovës në çfarëdo mënyre, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...