Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë bashkë me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në një bisedë joformale me gazetarë kosovarë, ka thënë se raportet që administrata amerikane i ka aktualisht me Kryeministrin Kurti nuk i prekin raportet mes dy vendeve dhe popujve.
“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e cenojnë lidhjen që SHBA ka me Kosovën dhe popullin e saj” ka thënë Escobar./Njeshi/