9.8 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Escobar në Prishtinë, i mbledhë në darkë opozitarët në rezidencën e Ambasadorit Hovenier

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pasditen e së enjtes do të takojë përfaqësuesit e opozitës në Prishtinë.

Ky takim do të mbahet në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Pjesëmarrjen në këtë darkë në ambasadën amerikane e ka konfirmuar për media nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, duke qenë se kryetari kësaj partie, Ramush Haradinaj ndodhet jashtë vendit.

“Po unë do të jem pjesë e këtij takimi me Escobar”, tha Gjini.

Poashtu, pjesë e këtij takimi do jenë edhe përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së. Media merr vesh se radhët e PDK-së, do jetë Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

I dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të premten pritet të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Takimi i Osmanit dhe Escobar u konfirmua sot gjatë ditës  nga Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, e poashtu edhe Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, konfirmoi se Kurti do të pres në takim emisarin amerikan.

Ndryshe, Escobar dje dhe sot qëndroi në Serbi, ku paraditen e së enjtes në konferencë për media foli edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, teksa tha se nuk pret marrëveshje, por që ajo përfundimtare do të ndodhë brenda vitit./Njeshi&R/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...