7 C
Pec
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Escobar nesër në Beograd, takohet me Vuçiqin

Mediat serbe raportojnë se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, i cili është edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë nesër Serbinë.

Mediumi serb N1 raporton se Escobar do të vizitojë të mërkurën Beogradin dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Nuk janë dhënë detaje më shumë për vizitën e Escobarit, por ajo që dihet është se Escobar shkon në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi.

Nuk dihet nëse Escobar do të vizitojë edhe Kosovën.

Ndryshe, të shtunën, më 18 mars, Vuçiq do të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër të Maqedonisë Veriore/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...