21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Escobar për çështjen e KiE: Ka pasur shqetësime për Asociacionin, Kosova t’i dëgjojë dhe të punojë me partnerët evropianë

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në një bashkëbisedim online me gazetarë ka thënë se palët në Ohër ishin pajtuar për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, përfshirë Asociacionin, por që palët kanë dështuar.

I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor tha se në KiE ka shqetësime të vendeve anëtare për respektimin e të drejtave të minoriteteve.

“Mendoj se pritjet për dy palët janë të qarta. Në Ohër ishte pajtuar që të gjitha elementet e marrëveshjes të implementoheshin menjëherë. Kjo do të thotë implementimi i Asociacionit dhe Serbisë që të mos e bllokonte Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, por të dy palët kanë dështuar”, tha Escobar.

“Në Këshillin e Evropës e di se ka shqetësime te disa shteteve se Asociacioni nuk është implementuar dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë vazhdimisht në dy vitet e fundit dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me minoritetin serb nuk janë përmbushur. Këto janë shqetësimet se Kosova nuk mund të ketë pranohet në Këshillin e Evropës”, tha Escobar.

“Në shtegun evropian është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë partnerët evropianë”, ka thënë Escobar kur është pyetur nëse Kurti nuk po i dëgjon diplomatët evropian, duke shtuar se implementimi i Asociacionit me Këshillin e Evropës janë ngushtë të lidhura.

“Implementimi i Asociacionit me Këshillin e Evropës janë shumë të lidhura, një është se Këshilli i Evropës është për trajtimin e minoriteteve dhe kjo ka të bëjë me Asociacionin”.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës sot në mbledhjen e qeverisë tha se Kosova nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin.

Kryeministri shtoi se Kosova e meriton anëtarësimin në KiE pasi plotëson standardet e kërkuara. Ai tha se kërkesa për Asociacionin, për t’i hapur rrugë Kosovës drejt KiE-së, është absurde dhe joparimore.

“Qeveria ka punuar parreshtur dhe ka bërë çdo veprim për të plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Ne duam anëtarësim meritor. E meritojmë anëtarësimin në KiE pasi ndajmë vlerat e përbashkëta dhe plotësojmë standardet e kërkuara. Anëtarësimin e shohim sidomos për nga përfitimet që sjell për qytetarët, veçanërisht për komunitetet joshumicë duke ju dhënë qasje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Qeveria nuk e ka pranuar draftin e emisarit Miroslav Lajçak sepse ai është refuzuar me 26 tetor 2023, e dy ditë para kësaj unë kam dorëzuar vërejtjet e mia kapitale për atë draft-statut. Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë Bruksel dhe jo në Strasburg. Neni 7 dhe 10 nuk mund të nxirret jashtë marrëveshjes, si një çështje urgjente”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha se ka rend të dakordimeve, fillimisht marrëveshja bazike e pastaj aneksi i zbatimit. Ai përmendi edhe kur me 18 mars të vitit 2023 kishte ofruar që ta shkruante draft-statutin në tri shtylla, por që ishte refuzuar.

“Nuk ka mundësi nga pikëpamja e qeverisë që të flitet për Asocciacion pa ja filluar rend nga marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit. Pra rendi i dakordimeve është i këtillë. Me 18 mars vitin e kaluar në Ohër, kam ofruar që ta shkruaj draft-statutitn me tri shtylla. Nuk dëshironin të dëgjonin për këtë dhe për më tepër mu tha që ekipi menaxhues e shkruan draft-statutin. Vërejtja ime ishte unë jam krymenaxheri si kryeministër, mund ta shkruaj, jo më thanë duhet ekipi meanxhues”, tha ai.

“Ndërkombëtarët e panë që me atë ekipin meanxhues ska ku shkohet, unë propozova konceptin e modelit kroat, por u refuzua, sepse Serbia me Kroacinë kanë marrëveshje, e dyjat kanë dalë nga lufta, dhe Kroacia është në BE dhe NATO, e morra një shembull brenda përvojës së Beogradit Zyrtar, por kjo u refuzua. Refuzimet ndodhën. Nuk mund të kthehemi në vitin 2013, dhe sot me 8 maj kërkesa për ta bërë kusht e parakusht është rrëzuar tri herë. Po folim për një temë që ka marrë votë negative tri herë. Dy herë në Këshill dhe një herë në Asamble Paralamentare. E kemi të pamundur të bëjmë më shumë se biem në kundërshtim edhe me Asamblenë. Tash ne presim që gjithçka të shkoj mbarë e mirë me datën 17 maj, nuk varet veç prej neve, varet pre atyre që votojnë atje”, tha kryeministri Kurti.

Kushtëzimi për KiE me statutin e Asociacionit është shprehur edhe nga Franca dhe Gjermania. Javën e kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz, kërkoi “hapa drejt themelimit të Asociacionit edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

“Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

Krahas Scholzit, edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkoi “hapa të shpejtë dhe të paprakthyshëm për Asociacionin…në kontekstin e aplikimit të Kosovës në KiE”.

“Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i vendos, poashtu në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapave të shpejt dhe të paprakyeshëm në zbatimin e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës”, thuhej në komunikatën e presidencës franceze.

E, ditën e djeshme, të martën e 7 majit, Zyrtarja për informim në Këshillin e Evropës, Estelle Steiner, ka konfirmuar për Telegrafin se aplikimi i Kosovës nuk do të figurojë në diskutimet e radhës të këtij komiteti.

“Kosova tani nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave”, ka thënë Steiner./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...