13.3 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

Escobar: Pranimi i propozimit evropian për asociacionin, do t’i mundësonte amerikanëve të lobonin për Kosovën

Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë në Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik. Një nga temat e diskutimit ka qenë edhe tema e Asociacionit.

Emisari amerikan ka thënë se ka vërejtur mungesë të vullnetit në implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne do të duhej të insistonim më shumë në implementim e Asociacionit sesa në ndërmjetësimin që dy palët të bëhen bashkë, sepse në disa raste ne kemi vërejtur mungesën e vullnetit në të dy palët. Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është absolutisht vendimtar për Kosovën. Është më i vështiri prandaj si më i vështiri, ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal se ka vullnet të adresojë çështjen e minoritetit serb në territorin e saj. Pranimi i propozimit evropian do t’u jepte mundësi amerikanëve që të lobonin te shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë, por se nuk kishin material për këtë” ka thënë Escobar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...