Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë në Pejë.
Lidhur me largimin e saj nga shtëpia, ka raportuar babai i saj.
Që nga data 12 janar e këtij viti kur është larguar nga shtëpia nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Pejë 12.01.2025-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Njeshi/