20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Estonia do të shkatërrojë monumentet sovjetike

Kryeministrja e Estonisë ka njoftuar se do të hiqen të gjitha monumentet e mbetura në vend që datojnë nga epoka sovjetike.

Kaja Kallas ka pohuar se shteti estonez nuk dëshiron asnjë lidhje me Rusinë.

“Gjëja kryesore është vendosur – monumentet sovjetike duhet të hiqen nga hapësira publike dhe ne do ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Kaja Kallas në Talin.

Sipas saj, ka ende midis 200 dhe 400 monumente të epokës sovjetike në Estoni.

Kujtojmë se Ukraina tashmë ka larguar shumë simbole ruse si dhe ka riemërtuar disa rrugë pas pushtimit të Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...