22 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Et’hem Çeku po e marton vajzën, Sejdiu, Haradinaj, Kelmendi e shumë figura bashkë

Ish -Ministri në disa qeveri të Kosovës dhe ish/kryetar i Pejës Et’hem Çeku këtë mbrëmje po e marton vajzën. Solemniteti po mbahet në një nga hotelet prestigjioze të Pejës, ndërsa për pjesën muzikore po kujdeset këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi-Dani. Ahengu ka bërë bashkë figura të njohura publike. Aty janë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, ish-Kryeministrat Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi e Agim Çeku.

Solemnitetit i është bashkuar edhe biznesmeni i njohur kosovar dhe ish-funksionari qeveritar, Ramiz Kelmendi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

‘Me Ethemin na bashkoi ideali për lirinë e Atdheut. Rrugët na u bashkuan edhe në proceset e shtetformimit e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Sonte na bashkoi gëzimi i martesës së vajzës Tringës me Lumin. Çiftit të ri ju priftë e mbara në jetë.’-shkruan Haradinaj.

Fillimisht për solemnitetin ka shkruar edhe këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani, i cili edhe ka postuar pjesë nga atmosfera. ‘Tringa dhe Lum urime martesa! Fat, shëndet e veç gëzime paçi! Miku im Et’hem Çeku urimet dhe respektet më të veçanta, për martesën e vajzës! Me emocion kujtoj edhe mikun tim që na ndjekë nga qielli, Cenkën! Familjet Haxhiu e Çeku, çdoherë i paçit sofrat plot e për gëzime!’-ka shkruar Dani./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...