9.4 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

EULEX-i arsyetohet se vetëm është duke monitoruar operacionet e Policisë së Kosovës në veri

Misioni i EULEX-it është arsyetuar se vetëm është duke monitoruar operacionet e kryera nga autoritetet e Kosovës në veri dhe se nuk ka mandat ekzekutiv.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ka bastisur lokalet e Shërbimit të Qarkullimit të Pagesave të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Gjatë këtij operacioni kanë qenë prezentë edhe policët e EULEX-it.

“Duke iu referuar raportimeve të mediave sa i përket rolit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në lidhje me operacionet e kryera nga autoritetet e Kosovës në veri të Kosovës, ne japim sqarimin si në vijim: Siç është e ditur, EULEX-i nuk ka mandat ekzekutiv që nga viti 2018”, thuhej në një reagim të EULEX-it.

Misioni është arsyetuar se EULEX-i është i mandatuar të ndihmojë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë me qëllim që ato të jenë të qëndrueshme, llogaridhënëse, dhe të munden të garantojnë në mënyrë efektive të drejtat e secilit, pa diskriminim.

“Në këtë drejtim, monitorimi është komponentë esenciale e mandatit të EULEX-it. Për ushtrimin efektiv të kapacitetit tonë të monitorimit të thuktë, neve na duhet të kemi edhe prezencë fizike në skenën e aktiviteteve që kryhen nga institucionet e Kosovës përgjatë tërë zinxhirit të drejtësisë”, thuhej në reagim

Sipas EULEX-it, kjo nënkupton monitorim në teren si palë e paanshme ndaj qëndrimit dhe veprimeve të autoriteteve të Kosovës, për vlerësimin e përputhshmërisë së tyre me parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimet për të drejtat e njeriut, me zotim të qartë kundër çdo forme të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të diskriminimit.

“Gjatë kryerjes së aktiviteteve tona të monitorimit, ne respektojmë në tërësi pavarësinë e autoriteteve gjyqësore dhe parimin e mosndërhyrjes, dhe në rast se përmes këtyre aktiviteteve të monitorimit identifikohen mangësi të rënda, Misioni i adreson ato me autoritetet përgjegjëse relevante”, thuhej në këtë reagim.

Policia e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, pas një aksioni të hënën e 20 majit, mbyllën gjashtë njësi të kësaj banke serbe.

Në një njoftim të lëshuar për media, policia tha se kishte konfiskuar rreth 1.6 milionë euro 74 milionë e 700 mijë dinarë, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollarë amerikan, 40 dollar australian si dhe dokumente dhe prova tjera/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...