5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

EULEX mirëpret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Njësia Policore e Sepcializuar e  5-të (NJPS) ka mbërritur në Kosovë. Këta policë vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë  dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë.]

Të njëjtit u priten nga Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas njoftimit për media nga EULEX, këta policë do të punojnë me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

“EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti”, thuhet tutje në njoftimin e EULEX-it./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...