22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Euro 2024: Bëhuni gati për një shfaqje politikash, fanellash dhe tifozësh ultras

Euro 2024, festa më e madhe e futbollit në kontinentin evropian, fillon të premten, më 14 qershor. Për një muaj, 24 kombëtare do të luftojnë mes vete, 51 ndeshje në përgjithësi, në gjithsej 10 stadiume. Gjatë kësaj vere, ju do të dëgjoni, lexoni dhe shini – në vendin e punës, në kafene, në shtëpi dhe në restorante.

A mund ekipi i jashtëzakonshëm francez, i udhëhequr nga ylli i i ri i Real Madridit Kylian Mbappe, ta fitojë atë? A do ta mbrojë titullin kampionia në fuqi, Italia? A mendoni se superylli në moshë i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta përmirësojë rekordin mahnitës të shënimit të golave? Dhe, a është koha që më në fund trofeu “të vijë në shtëpi” për skuadrën mbresëlënëse të Anglisë?

Radio Evropa e Lirë vendosi ta ndërmarrë qëndrim më ndryshe, duke i vlerësuar pesë kombëtare pjesëmarrëse nga rajonet ku ne raportojmë: Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Ukraina.

Mbase këto vende nuk janë aq favorite sa ato që i përmendëm më lartë; por, gjasat janë se, në fund të fundit, asnjëra prej tyre nuk do të bëhet kampione e Evropës në Berlin të Gjermanisë më 14 korrik.

Po, secila prej tyre e ka një rrëfim të vetin për ta treguar. Prandaj, uluni dhe mësoni më shumë se pse ju duhet t’i shikoni ato, se kush janë lojtarët yje të tyre dhe se cili është këndvështrimi politik. Mos ta tallim veten, në Evropë – ashtu si në botë – politika dhe loja e bukur e futbollit janë një çift i moçëm që ende po e mban veten fort. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...