“Dardanët” do të grumbullohen nga 18 shkurti (e hënë) në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për këtë ndeshje.
Përzgjedhësi Damir Mulaomerovic është optimistë se do të përgatiten sa më mirë në mënyrë që në përballje me Rumaninë të shënojnë fitore, e cila do të ishte motivuese para fazës së fundit të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 që do të luhet në muajin gusht.
Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.
Fituesi i grupit do ta siguroj një vend direkt për në kualifikime për Eurobasket 2021.
Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.