8 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi, Vuçiq po e mbështet Putinin

Riho Terras, raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me vizitën e planifikuar të presidentit të Këshillit të BE-së, Antoni Costa, në Serbi më 13 maj.

Ai ka bërë të ditur se ka marrë iniciativën dhe së bashku me kolegët e tij në Parlamentin Evropian, janë duke mbledhur nënshkrime për të kërkuar që Costa të anulojë këtë vizitë.

“Është e papranueshme që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të marrë pjesë në paradën ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin. Kjo pjesëmarrje është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat që Bashkimi Evropian mbron dhe tregon një mbështetje për gjenocidin që po ndodh në Ukrainë,” shkroi Terras në platformën X.

Ai theksoi se veprime të tilla nuk mund të kalojnë pa pasojë, duke kërkuar që BE të mbajë qëndrim të fortë ndaj çdo akti që mund të minojë stabilitetin dhe vlerat evropiane. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...