4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Eurodeputeti estonez Riho Terras zgjidhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën. Terras që do të pasojë në këtë pozitë politikanen gjermane Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.

Ai gjithashtu ka qenë komandant i Forcave të Mbrojtjes së Estonisë nga viti 2011 deri në vitin 2018, dhe është graduar gjeneral në vitin 2017, ndërsa në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.

Për Serbinë është emëruar raportues Tonino Picuala, një politikan kroat. Për Bosnjë-Hercegovinën do të jetë deputeti çek Ondrej Kolar nga PPE, raportues për Malin e Zi do të jetë deputeti slloven Marjan Sarec nga grupi Reneë Europe, raportues për Maqedoninë e Veriut do të jetë austriaku Thomas Ëeitz nga grupi i Gjelbërve dhe raportues për Shqipërinë do të jetë politikani austriak Andreas Schider nga radhët e socialistëve dhe demokratëve/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...