18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Europiani i peshëngritjes; Calja, Qerimaj dhe Shoraj i japin Shqipërisë 5 medalje

Europiani i peshëngritjes në Batum të Gjeorgjisë, rezervoi emocione të mëdha dhe 5 medalje për Shqipërinë, e cila për shkak të fenomenit të dopingut, kishte krijuar një imazh të shëmtuar në këtë sport.

I pari ishte Briken Calja, i cili i solli Shqipërisë 1 medalje ari në shkëputje, dhe dy argjendi, në shtytje dhe dygarësh.

Ndërkohë, pesëshen e medaljeve e kompletuan Erkand Qerimaj me bronz në shkëputje dhe Krenar Shoraj me bronz në shtytje.

Prova e fundit e kuqezinjve do të jetë të shtunën me Endri Karinën./Politiko/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...