6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

F1: Bottas shprehet i lumtur për fitoren në Australi

-Piloti i Mercedes Valtteri Bottas është shprehur shumë i lumtur për fitoren në “Çmimin e Madh të Australisë” në ndalesën e parë të Kampionatit Botërorë të Formula 1 që u zhvillua sot në Melbourne.

Finlandezi thotë se ishte gara më e mirë në karrierë.

“Ishte gara më e mirë në karrierë. Nuk e di çfarë ndodhi. Starti ishte shumë i mirë. Jam ndierë tepër mirë, gjithçka ishte nën kontrollë dhe kam pasur hapsirë ta shijojë”, ka thënë Bottas pas garës.

Bottas në Melbourne regjistroj fitoren e katërt në karrierë. Në start ka tejkaluar shokun e skuadrës Lewis Hamilton dhe ka udhëhequr garën nga fillimi deri në fund.

Përpos 25 pikëve të fituara në “Albert Park” Bottas largohet nga Melbourne me një 1 pikë extra, pasi ka regjistruar xhiron më të shpejtë përgjatë garës.

-Lewis Hamilton përfundoi në pozitën e dytë me +20 sekonda. Britaniku për herë të katërt “shijon” shkallën dytë të podiumit rresht në Australi.

“Valtteri ishte fenomenal sot dhe me plot meritë fitoj. Në përgjithësi ishte një super-fundjavë për ekipin dhe jam shumë i lumtur. Kemi shpresuar për një start të mbarë dhe kështu ndodhi”, u shpreh kampioni në fuqi i cili startoj i pari në “Albert Park”.

-Hamilton i shpëtoj “sulmeve” të Max Verstappen. Piloti holandez i Red Bull arriti të kompletoj podiumin në garën e sotme, pasi parakaloj Sebastian Vettel me Ferrari.

“Nuk është e lehtë të parakalohet Vettel për një vend në podium. Dhe më besoni kjo është shumë e vështirë, por jam i lumtur që rrezikova ndaj tij. Plasmani në podium dhe konkurenca me Mercedes janë indikator pozitivë për skuadrën tonë. Me të vërtetë jam shumë i lumtur”, thotë Verstappen.

-Piloti i Ferrarit Sebastian Vettel përfundoj në vendin e katërt, përpara shokut të skuadrës Charles Leclerc. Është hera e parë pas vitit 2014 që skuderia italiane mbetet pa podium në Melbourne.

“Ne ishim të ngadalshëm, kisha probleme me gomat, duket se të gjithë kishin më pak probleme sesa unë”, tha katër herë kampioni i botës në F1.

https://www.youtube.com/watch?v=NdD8gEGj0to

Ndryshe, gara e dytë e Kampionatit të F1 zhvillohet me 31 mars për Çmimin e Madh të Bahrein-it.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...