Charles Leclerc me Ferrari ka rezultuar më i shpejti në ditën e dytë të testeve para-sezonale që po mbahen në Barcelonë, pista Montmelo.
Piloti 21 vjeçar Leclerc la prapa vetës Lando Norris me makinën Mclaren ndërsa ndali kronometrin në Circuit de Barcelona në 1:18.247 kurse ka kompletuar 157 xhiro.
Piloti monegask ka zënë njëvendshën e Kimi Raikkonen te Ferrari, derisa finlandezi është transferuar në Alfa Romeo Racing.
Lewis Hamilton, kampion në fuqi i F1, me makinën Mercedes nuk shkoj më shumë se vendi i 10-të.
Në ditën e parë të testeve kohën më të shpejtë e ka regjistruar, piloti tjetër i Ferrarit, gjermani Sebastian Vettel.
Testet do të vijojnë edhe sot dhe nesër.
Orari i testeve para-sezonale: 18-21 Shkurt dhe 26 Shkurt-1 Mars.
Formula 1 nis më 17 Mars 2019, gara e parë për Çmimin e Madh të Australisë në Melbourne.