12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

F1: Lewis Hamilton fiton në Kinë, gara 1000-të në historinë e sportit (Video)

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, fitoi garën në Çmimin e Madh të Kinës, e cila është gara e 3-të e Kampionatit Botëror të Formula 1.

Gara e 1000-të në historinë e Formula 1, ndërsa e treta në këtë sezon u realizua në Pistën Ndërkombëtare Shangai të Kinës e gjatë 5,4 kilometra në 56 xhiro.

Kampioni i fundit, Hamilton, në garë filloi nga rendi i dytë, ndërsa duke e tejkaluar kolegun nga ekipi i njëjtë, Valtteri Bottas, u bë lider në rradhitje.

Hamilton, i cili gjatë garës e mbrojti pozicionin e tij, duke e kaluar i pari linjën e finishit, e fitoi garën e 1000-të të Formula 1. Hamilton këtë sezon për herë të dytë, ndërsa në karrierë të 75-tën herë arriti të fitoj garë.

Pas Hamilton, me 6,5 sekonda piloti finlandez Bottas u rendit i dyti, ndërsa piloti gjerman i Ferrari, Sebastian Vettel me 13,7 sekonda i treti.

Me këtë rezultat Hamilton me 68 pikë, u bë lider i klasifikimit të pilotëve. Pas pilotit britanik, me 62 pikë Bottas i dyti dhe 39 pikë holandezi Max Verstappen i Red Bull-Honda u radhit i treti.

Gara e 4-t e sezonit do të zhvillohet më 28 prill në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit./Njeshi

https://www.youtube.com/watch?v=zKfmiAYiC-M
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...