2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

F1, Melbourne: Lewis Hamilton më i shpejti në provat e lira (Video)

Lewis Hamilton ka dhënë kohën më të shpejtë në dy sesionet e para të provave të lira në sezonin e ri të Kampionatit Botërorë të Formula 1 në prag të garës për “Çmimin e Madh të Australisë” në Melbourne.

Piloti britanik, kampion në fuqi me makinën Mercedes në pistën “Albert Park” në testin e parë ndali kronometrin në 1:23.599 duke lënë prapa vetës dyshen e Ferrarit, pilotin gjerman Sebastian Vettel dhe pilotin monegask Charles Leclerc

https://www.youtube.com/watch?v=gUJydFQ_Ux0

Në testin e dytë Mercedes tregoj më shumë fuqi, përsëri më i shpejti ishte Hamilton. Ai la pas shokun e skuadrës finlandezin Valteri Bottas i cili ishte më i ngadaltë me 0,048 sekonda. Hamilton kishte kohën 1:22.660.

Pas dy makinave të Mercedes u reshtuan me kohën e tretë respektivisht të katërt më të shpejtë, RedBull me pilotin holandez Max Verstappen dhe pilotin francez Pierre Gasly, ndërsa në pozitën e pestë përfundoi Vettel.

https://www.youtube.com/watch?v=RZQlijoP0BU

Të shtunën në program janë provat zyrtare në ora 8:00.

Gara për Melbourne-in zhvillohet të dielën në mengjes në ora 6:10.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...