Drejtuesit e prodhuesit francez janë të bindur se do të zvoglojnë “hendekun” që kanë aktualisht me top 3 skuadrat e Formula 1 siç janë: Mercedes, Ferrari dhe RedBull.
Kompania franceze Renault ka përfunduar në vendin e katërt në kampionatin e F1 në 2018 dhe kjo është parë në “bord” si një progres.
Shefi skuadrës Cyril Abiteboul ka thënë: “Ne duam të luftojmë më shumë. Kemi potencial por na duhet edhe pak kohë.”
Daniel Riccardo, ish piloti i RedBull do ti bashkohet Nico
Hulkenberg për 2019 në makinën e Renault.
Sezoni ri në F1 nis me 17 Mars në Australi.
]]>