5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

F1: Valtteri Bottas në “pole-position” në Shanghai (Video)

Piloti Mercedes Valtteri Bottas do të startoj i pari në garën për ‘Çmimin e Madh të Kinës’, në ndalesën e tretë të kampionatit botëror të Formula 1.

Finlandezi ka arritur të regjistroj kohën më të mirë prej 1:31.547 në pistën e Shanghait, duke lënë prapa shokun e skuadrës Lewis Hamilton i cili ishte më i ngadaltë për +0.023s në xhiron e tij.

Pas Mercedes, janë reshtuar dy makinat e Ferrarit. Gjermanët përsëri prishën planin e italianëve.

Piloti gjerman Sebastian Vettel pati diferencë prej +0.301s, ndërsa ai monegask Charles Leclerc nuk shkoj më shumë se pozita e katërt në start me +0.318s.

Pas skuderisë, do ta shohim ekipin e RedBull me dyshën e pilotëve, holandezin Max Verstappen dhe francezin Pierre Gasly.

Ndryshe, Bottas ka dominuar në prova të lira ndaj të gjithëve, të njejtën përformancë e pati dhe në prova zyrtare, ndërsa duhet të presim deri nesër të shohim a do të jetë një fundjavë e mbarë për pilotin finlandez.

“Një fundjavë shumë e mirë. Në prova të lira isha shumë i qetë, por në kualifikime kisha pak vështirësi, mundi u shpagua në fund. Bolidi ishte në gjendje shumë të mirë gjatë gjithë javës”, u shpreh Bottas pas kualifikimeve.

Pas dy garave të para në Kampionatin Botërorë të Formula 1 në plasmanin gjeneral prin Bottas me 44 pikë, Hamilton i dyti me 43 pikë, Verstappen i treti me 27 pikë. Pason Leclerc me 26 pikë dhe Vettel me 22 pikë.

Gara për Shpërblimin e Madh të Kinës zhvillohet nesër (e diel) në ora 8:10./Njeshi

https://www.youtube.com/watch?v=Ou3v8-ngN6Y
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...