Për stinorin e ri, ka folur shefi skuadrës së Mercedes, Toto Wolff. Ai thotë se Mercedes janë të përgaditur për një “luftë” të re me të gjitha ekipet rivale.
“Sipas asaj që pamë në Barcelonë, duket se do të kemi një sezon shumë interesant. Vitin e kaluar treguam se mund të lëvizim kufijtë tanë dhe se jemi në gjendje të përballojmë çdo sfidë, këtë do ta bëjmë edhe sivjet, jemi gati për luftën e re dhe presim me padurim sezonin e ri, i cili do të jetë më emocionues” – u shpreh Wolff.
Mercedes me Lewis Hamilton do të mbrojn titujt e kampionit. Piloti britanik u bë kampion i botës për herë të pestë në karrierë, ndërsa Mercedes u shpallën kampion për herë të katërt resht 2014, 2015, 2016, 2017, 2018.