9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Fabrika e municioneve në Pejë, Muhaxheri takon përfaqësuesit e kompanive

Zyrtarë të kompanisë amerikane, Bliss Munitions Equipment (Bliss), së bashku me Kosova Arsenal Group (KAG), një organizatë private, më 11 Mars kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, prej nga kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti, në Pejë do të nis ndërtimi i fabrikës së parë për prodhimin e municioneve në Kosovë.

Të njejtit përfaqësues sot janë pritur sot janë pritur në takim nga Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Ky i fundit ka njoftuar për takimin, derisa shihet ti ketë pritur i vetëm, normë kjo sigurie e paraparë në takime me tema të rëndësishme.

Njoftimi i plotë:

‘Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësues të kompanisë amerikane Bliss Munitions Equipment (Bliss) dhe Kosova Arsenal Group (KAG), me të cilët zhvilluam një takim të rëndësishëm në prag të fillimit të ndërtimit të fabrikës së parë për prodhimin e municioneve në Kosovë.

Ky investim i madh, që do të nisë këtë vit në Pejë, do të mbështetet nga teknologjia dhe standardet më të larta amerikane (MIL-SPEC), duke e vendosur vendin tonë në hartën globale të industrisë së mbrojtjes. Fabrika do të ndihmojë në zbutjen e mungesës globale të municioneve të kalibrave 7.62x51mm dhe 12.7x99mm, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune për qytetarët tanë.

Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar për të mbështetur investimet e huaja dhe për të krijuar kushte optimale për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë. Ky është një hap i rëndësishëm për Pejën dhe për të ardhmen e Kosovës!’-thuhet në njoftim./Njeshi&RADIO 1/

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...