6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Fabrizi: BE-ja nuk i komenton idetë për ndarje të Kosovës

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi Sem Fabrizi ka thënë se qëndrimi i BE-së rreth dialogut Serbi- Kosovë nuk ka ndryshuar dhe ai mendon se duhet arritur një zgjidhje afatgjatë e ligjërisht e detyrueshme.


Fabrizi ka shtuar se nuk dëshiron t’i komentojë idetë që përmenden si zgjidhje e mundshme kontestit është ndarja.

“Serbia dhe Kosova duhet të merren vesh për diçka që është reale dhe e qëndrueshme. Ndërsa ideja për ndarje ose ndonjë ide tjetër ne nuk e komentojmë në kuptimin e përmbajtjes së marrëveshjes”, citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë ai.

Siç ka njoftuar kjo agjenci, transmeton Koha.net ai ka thënë se BE-ja edhe më tej mendon se taksa që Kosova ka vënë ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...