12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Facebook tha se ka fshirë 1.5 milion video të sulmit ndaj xhamive në Zelandë

Atentatori sulmoi dy xhami ditën e Premte dhe transmetoi sulmet live në Facebook për 17 minuta duke përdorur një aplikacion dizajnuar për entuziastët e sporteve ekstreme.

“Në 24 orët e para kemi fshirë 1.5 milion video të sulmi në mbarë botën, ku 1.2 milion janë bllokuar gjatë ngarkimit…” tha Facebook në rrjetin social Twitter ditën e Shtune.

Kompania tha se do të fshinte të gjitha versionet e edituara të videove që nuk përmbajnë përmbajtje grafike për respekt të njerëzve të vrarë në xhami dhe shqetësimeve të autoriteteve lokale.

Numri i të vdekurve nga sulmi shkoi në 50 të Dielën. Atentatori sulmoi dy xhami ditën e Premte dhe transmetoi sulmet live në Facebook për 17 minuta duke përdorur një aplikacion dizajnuar për entuziastët e sporteve ekstreme.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se do të diskutonte me Facebook transmetimin live të ngjarjes.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...