Korporata Bujqësore “KRUSHA” e drejtuar nga Fahrije Hoti, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Kjo konferencë është thirrur nga Hoti me arsyetim për demant të “shpifjeve” nga ministrit i Bujqësisë, Faton Peci.
Me këtë rast, Fahrije Hoti ka kërkuar nga ministri Peci që publikisht t’i kërkojë falje asaj dhe kompanisë për fyerjet që i ka bërë kinse se ndaj saj ka një dosje gjykate.
“Këtu është shpalos një qarkullim që ka një javë që ministri Peci merret me çështjen e zonjës Fahrije Hoti.Do të shpjegoj në detaje rrugëtimin e kooperativës deri më sot.Gjatë kohës kur zyrtarët ose gazetarët kanë gjetë një dokument që unë jam refuzu nga ministria e Bujqësisë, qoftë me arsye apo pa arsye por kooperativa ka punëtorë, ka staf, ka menaxhment që janë të profilit të projekteve. Kemi aplikuar, jemi refuzu. Jo më 2024, por nga 2015 deri më sot s’kemi marrë përkrahje. Arsyeja ka qenë se nuk i kemi përmbush ndoshta kriteret e kemi qenë shumë më keq se sot ku jemi dhe jemi refuzu. Ka vazhdu më 2017, por më 2023 kurrë më parë kooperativa s’ka qenë më e kompletume se sot, duke pas parasysh eksportin nëm vendet e BE-së, e në shtetet e Amerikës që jemi të vetmit përpunues që eksportojmë në SHBA. Nuk do të akuzojë asnjë subjekt politik. Gjithmonë e kemi pasur derën e hapur për të gjithë, prapë vazhdojmë ta kemi, qoftë të Qeverisë, qoftë të subjekteve politike, ambasadorëve, individëve e konsumatorëve”, tha ajo.
Gjithashtu Hoti tha se nuk ka pranuar asnjëherë ndonjë ftesë apo njoftim nga Gjykata se ndaj saj po bëhet hetim.
“E konsumatorët i falënderoj që ndoshta në cilësi e pa cilësi i kanë konsumu produktet tona na kanë avancu neve që të punojmë. Ministri Peci më ka përmendur që zonja Fahrije Hoti është e paditur në gjykatë. Unë s’kam marrë një ftesë të atillë, asnjëherë s’më është adresu një ftesë që jam e paditur e nuk i ka kthyer mjetet që më janë ekzekutu më 2015-2017. Nuk e di ku e ka gjetë atë dosje dhe kërkoj nga ministri që bashkë me dosjen që të kërkojë falje për këtë njollosje që iu ka referu Fahrijës, sepse Fahrija është individ, por ka staf e punëtorë. Nuk jam njollos veç unë, por të gjitha gratë e Krushës me këtë etiketim të ministrit. Kisha lut ministrin që të ulet dhe të kërkojë falje publike e jo me shantazhime, me video shkrime në rrjetet sociale. Ai e ka petkun e ministrisë, është ministër i dikasteri që i përket bujqve por jo me u marrë me çështje personal me Fahrije Hoti”,shtoi ajo.
Hoti tha se “Fahrija ka një adresë, një subjekt të vetin personal që e ka ndërtu me dhimbje, sakrificë e lot. Pa ndihmën e kërkujt, deri më 2010 kemi punu neper familje, e nga 2010 qoftë ndihma e ministrive e donatorëve kemi rrugëtu pa u dorëzu”. /Njeshi/