9.4 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

‘‘Faktor befasues’’: Shefi i EULEX-it flet për sulmin në Ibër-Lepenc

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se kryerësit e sulmit “kaq të shëmtuar” të atij në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë në anën e tyre faktorin befasues.

“Duhet ta kemi parasysh që Policia e Kosovës po zbaton strategji dhe aktivitete të ndryshme, për ta ndalur trafikimin e jashtëligjshëm dhe për t’i ndaluar këto aksione. Gjithsesi, kryerësit e një sulmi kaq të shëmtuar gjithnjë kanë në anën e tyre faktorin befasues”.

Ai tutje deklaroi se hetimet inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste.

“Patjetër që hetimet, inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste. Por, befasia është gjithmonë një aspekt me rëndësi që duhet ta kemi parasysh”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...