18.7 C
Pec
E shtunë, 25 Maj, 2024

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë: Tërnava flet për martesën, vrasjet e vetëvrasjet

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit

Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe është falur në ora 06:41.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë.

Ndryshe Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava ka thënë se Fitër Bajrami bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë.

Ka thënë se martesa është e shenjtë. “Fëmija duhet ta dijë se kush është nëna e kush është babai”.

 

 

Tërnava ka thënë se si pasojë e një familje të shëndoshe edhe njerëzit janë të shëndoshë.

Duke u nisur nga kjo, Tërnava ka folur rreth numrit të madh të vrasjeve dhe vetëvrasjeve që po ndodhin.

“Ne si BIK jemi të shqetësuar për numrin e vetëvrasjeve dhe vrasjeve, të dhënat e policisë janë shqetësuese. Këto akte do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”.

Tërnava gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos e neglizhojnë regjistrimin e popullsisë.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zoti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...