34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” falet namazi i Kurban Bajramit (VIDEO)

Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë është falur namazi i Kurban Bajramit.

Besimtarë të shumtë uruan njëri-tjetrin për këtë festë, teksa patën mundësi që të ndjekin edhe programin i cili pati recitim të Kuranit, lutje, ligjërata e këndim të ilahive.

Gjatë fjalimit të hoxhës Enes Goga para besimtarëve që ishin në numër të madh, ai ka kujtuar kohën kur në Kosovë zhvillohej lufta e fundit para 25-vjetëve, dhe kosovarët e festuan Kurban Bajramin larg nga shtëpitë e tyre.

“Para 25-viteve një ditë para Kurban Bajramit, regjimi i Millosheviqit, ai pushtet i terrorshëm na ka dëbuar nga shtëpitë, nuk na lejoi të gëzojmë Kurban Bajramin në tokën tonë. Para 25-viteve në këtë lagje ku jemi afërsisht 60 njerëz burra dhe gra janë vrarë mu këtu. Po e përmend këtë moment për shumë arsye, prej arsyeve kryesore është ta falënderojmë Zotin që na e dha lirinë, dhe të dimë ta kujtojmë, ta çmojmë, ta ruajmë edhe shtetin, edhe lirinë”, ka thënë Goga.

Imami ka theksuar nuk duhen të harrohen të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e vendit.

“Por në asnjë moment nuk guxojmë t’i harrojmë të gjithë brezat dhe gjeneratat që kanë dhënë shumë që ne sot të jemi në lirë. Gjithë brezat e gjeneratat që kanë kontribuar e në veçanti luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar Goga.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...