20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Falja e namazit të Fitër Bajramit, viti 1975 – “ÇARSHI XHAMIA” – Pejë (video)

Bashkësia Islame e Pejës ka publikuar një material sa të rëndësishëm, poaq edhe nostalgjik, nga ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit në vitin 1975, në Çarshi Xhaminë e Pejës.

Ceremonia e namazit në fjalë drejtohet nga Imami i njohur i kohës hafiz Muhamed Islami ndërsa myezin është hafiz Qazim Myftari, që të dy, zëra të kulluar dhe tejet melankolik.

Ndryshe, hafiz Muhamed Islami, është babai, respektivisht gjyshi, i këngëtarëve aktual të njohur Bedri dhe Lind Islami.

Ky material xhirues është siguruar nga ish-Drejtori i ‘Kosova Film’-it z.Adil Begolli që ja kishte sjellur haxhi Islam Gjikollit në Pejë dhe më pas është dhuruar për Arkivin e KBI-së në Pejë.

Qarku kohor i botimit të këtij video materiali është saktësisht 46 vjet dhe nisur nga kjo logjikë dhe mosha e të pranishmëve, gjasat që dikush nga pjesëmarrësit e këtij namazi, ditëve të sotme të jet’ në jetë, janë pothuaj zero.

Nga veshja tradicionale, veçanërisht kësulat e shumicës së namazlinjëve, vërehet edhe diversiteti zakonor i asaj kohe. Rreshti ose safi i parë, beg e agë, e ku nuk mungojnë as fshatarë kreshnik nga rrafshi dhe krahina e Rugovës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...