18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Falsifikonin dokumente “të pronave të serbëve nga Kosova për shqiptarët”, arrestohen në Serbi 17 persona

Anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, gjithsej 17 persona, janë arrestuar sot në Serbi.

Siç raporton media serbe N1, të arrestuarit dyshohet se kanë krijuar mbi 400 dokumente të falsifikuara për shqiptarët nga Kosova dhe në këtë mënyrë kanë përfituar përfitime të paligjshme financiare në shumë prej të paktën 100.000 euro.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar (TOK), arrestimi i tyre ka ardhur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumenteve në periudhën nga prilli i vitit 2023 deri më sot, dhe për shpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Siç sqarohet nga TOK, “ekzistojnë baza dyshimi se këto grupe të organizuara kriminale kanë prokuruar dhe krijuar dokumente të falsifikuara, përkatësisht: karta identiteti, kontrata e autorizime që kanë të bëjnë me blerjen dhe shitjen e ngastrave kadastrale në Kosovë në pronësi të personave me origjinë serbe të zhvendosur nga Kosova, dhe në këtë mënyrë u mundësonin personave me nacionalitet shqiptar nga Kosova, të cilët janë të interesuar të marrin statusin e shtetasve të Serbisë, të regjistrojnë vendbanimin, të marrin shtetësinë dhe dokumentet personale”.

“Gjithashtu, personave të interesuar u janë dhënë vërtetime të falsifikuara, diploma të arsimit të mesëm dhe të lartë dhe në këtë mënyrë u kanë mundësuar këtyre personave që këto dokumente të falsifikuara t’i përdorin si të vërteta. Në këtë mënyrë kanë krijuar rreth 400 dokumente të ndryshme dhe kanë përfituar përfitime pasurore të kundërligjshme në shumën prej 100 mijë eurosh deri më tani”, citohet të ketë thënë Prokuroria.

Mes anëtarëve të këtyre dy grupeve të organizuara kriminale janë dy ofiqarë, një pjesëtar i MPB-së, një ish-punonjës i Universitetit “Megatrend” dhe një këshilltar i punësuar në Ministrinë e Arsimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...