16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Familja e ish-presidentit Thaçi ngushëllon familjen Bukoshi

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së ish-kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshit, i cili ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare.

Familja Thaçi ka thënë se Bujar Bukoshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhat më të rënda historike.

“Në këto momente dhimbjeje, në emër të presidentit Hashim Thaçi dhe familjes sonë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të z. Bukoshi, me të cilët punoi dhe veproi gjatë gjithë jetës”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ky është telegrami i plotë:

E nderuara Familje Bukoshi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Bujar Bukoshi dha kontribut të jashtëzakonshëm me përkushtimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhat më të rënda historike.

Bujar Bukoshi do të mbahet mend si burrështetas i vendosur, i guximshëm dhe konsekuent edhe në forcimin e shtetësisë së Kosovës, duke marrë pjesë në ndërtimin e institucioneve të Kosovës së pavarur.

Në këto momente dhimbjeje, në emër të presidentit Hashim Thaçi dhe familjes sonë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të z. Bukoshi, me të cilët punoi dhe veproi gjatë gjithë jetës.

Me respekt,

Familja Thaçi    /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...