10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Familja e Michelle Trachtenberg refuzon autopsinë pas vdekjes së saj

Shkaku i vdekjes së aktores Michelle Trachtenberg mbetet i papërcaktuar, pasi familja e saj ka refuzuar kryerjen e një autopsie.

Aktorja, e njohur për rolet e saj në “Harriet the Spy” dhe “Gossip Girl”, ndërroi jetë të mërkurën në Manhattan, në moshën 39-vjeçare.

Autoritetet nuk e konsiderojnë vdekjen të dyshimtë dhe, për këtë arsye, zyra e ekzaminuesit mjekësor ka respektuar vendimin e familjes për të mos kryer një autopsi.

Sipas burimeve të NYPD, Trachtenberg kishte pasur probleme shëndetësore kohët e fundit dhe dyshohet se vdekja e saj lidhet me shkaqe natyrore.

Në një deklaratë për CNN, përfaqësuesit e aktores kërkuan privatësi për familjen dhe nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Ndërkohë, miq dhe kolegë, përfshirë Sarah Michelle Gellar dhe Blake Lively, kanë ndarë mesazhe prekëse në kujtim të saj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...